Succession e HBO kryeson listën e sivjetshëm të nominimeve për edicionin e 74-të çmimeve Emmy me plot 25 të tilla, përfshirë dhe atë të serialit më të mirë dramatik.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy do të transmetohet këtë vit në 12 shtator në NBC dhe Peacock. Ajo nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit.
Në garën për Oskarët e televizionit, një sërë nominimesh ka marrë edhe “Squid Game, përfshirë atë për aktorin me të mirë, Lee Jung-jae.
Vëmendje jo të vogël duket ka rrëmbyer nga ana tjetër edhe “Stranger Things”, që fokusohet tek fenomenet paranormale.
