Xhavit Drenori, i cili kandidoi për kryetar të Komunës së Drenasit me subjektin “Green për Drenasin”, ka konfirmuar mbështetjen për Driton Ajazajn në garën e balotazhit.
Ajazaj është kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e subjektit “Demokratët për Drenasin”. Garon në balotazh kundrejt kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.
Drenori, të mërkurën mori pjesë në një tubim elektoral së bashku me Ajazajn, ndërkaq sot në një njopftim në Facebook konfirmoi mbështetjen për kandidaturën e tij.
“Mbrëmë ishim pjesë e tubimit elektoral të Demokratëve për Drenasin, si dëshmi e përkrahjes që GREEN për Drenas ia jep kandidatit Driton Ajazi, frymës së re qeverisëse dhe ndryshimeve pozitive, që domosdo duhet t’i qojmë përpara”, tha Drenori.
