Të fundit

Batatina deklarohet pasi u përshëndet me Evropën

Llapi nuk ka arritur ta realizojë rikthimin e madh ndaj Buducnostit dhe kështu eliminohet nga garat evropiane.

Ekipi kosovar barazoi 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar, pasi në ndeshjen e parë në Podgoricë pësuan 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina falënderoi të gjithë për përkrahjen, teksa analizoi edhe ndeshjen.

“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në “Fadil Vokrri”. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, tha Batatina. /express

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci