Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është mjaft e komentuar në mediat rozë.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa fotografi atraktive nga pushimet e saj.

Këngëtarja mori me mijëra pëlqime e komente, por komenti që mori më së shumti vëmendje ishte ai i ish-bashkëshortit të saj Mirko Luccarelli.
“Atje ku shkëlqen dielli”, ka shkruar ajo krahas fotos ku vë në pah format trupore.
“Hot”, ka qenë komenti që ka lënë balerini në foton e saj ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga këngëtarja.
“Po çfarë do të thotë ‘hot’?”, ia kthen këngëtarja.
“Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”, i përgjigjet Mirco. “Aaa tani e kuptova.”, ka replikuar Soni Malaj.

Këngëtarja Soni Malaj për vite ka qenë e martuar me Mirko Luccarelli me të cilin ka edhe një vazjë, Anna.
