Komisioni i Pavarur i Mediave ka shqyrtuar disa raste ligjore ndaj 39 medieve që nuk e kanë sjellë raportin vjetor në KPM, raporton Paparaci.
Sipas gjetjeve të KPM-së, të licencuarit në vijim nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për sjelljen e raportit vjetor në këtë institucion.
Në mbledhjen e 12 të këtij komisioni u tha se për këtë arsye, KPM-ja ka iniciuar raste ligjore ndaj këtyre të licencuarve për shkelje të Ligjit për KPM-në:
Radio Dardania, Radio Helix, Mbtv, Radio Borzani, Radio Kaçaniku, Radio Rinia, Fwf City Radio, Tv Vali, Tv Llapi, 1 Tv, Rahovec Channel, Link Produkcija, Connect 3, Isp Broadcast, Iptv Tech ll.c., Vision Tv, Max tv, Telekomi i Kosovës sha, Tel Communications ll.c., Telekomi i Kosovës ott , Emonet, Swiss plus-1, Comnet-a, Radio Antena, Radio Urban FM Prishtinë, Radio Aktiv, Radio Kent FM 2, Radio Iliria, Radio Klokot, Tv Iliria, Tv zoom, Tv kosova Channel, Olti tv, A 9 international tv, Tv dialog , Astranet , Radio Urban Fm Prizren, Radio Dodona dhe Radio Bambus.
Po ashtu, Komisioni pas shqyrtimit të këtyre rasteve vendosi që të gjithë të licencuarit e lartpërmendur të sanksionohen me vërejtje, teksa urdhëroi krejt këto mediume ta çojnë raportin vjetor brenda afatit 10 ditor.
“Gjithashtu urdhërohen të gjithë të licencuarit e lartpërmendur që në afat prej dhjetë (10) ditësh ta dorëzojnë raportin vjetor për vitin 2021 të kompletuar, ashtu siç përcaktohet me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së”, thuhet në komunikatën e KPM-së që drejtohet nga kryetari Xhevat Latifi.
