Të fundit

Aksidentohet aktori Gazmend Paja

Aktori i humorit i “Portokalli”, Gazmend Paja është aksidentuar sot në Tiranë, më konkretisht tek zona e njohur si “Rruga e Kavajës”.

Në momentin e aksidentit, aktori ishte udhëtuar me motomjetin e tij, por është përplasur nga një makinë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, duket motori i tij i shtrirë në rrugë, ndërsa aktori shfaqet me kapuç në kokë, por pa helmetë.

Mjeti i tij është shtrirë në rrugë, teksa aktori ka pësuar lëndime të lehta, me vetëm pak gjakderdhje nga hundët, por pa pasoja për jetën. Ndërkohë që qytetarët dhe kalimtarët e rastit e kanë ndihmuar me një shami dhe ujë. Ndërkohë që ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci