Të fundit

Lirohet gazetarja ruse disa orë pasi u arrestua

Gazetarja ruse, Marina Ovsiannikova, e cila u bë e famshme për shfaqjen e një shenje kundër luftës në Ukrainë në televizion dhe u arrestua të dielën pasi protestoi sërish kundër pushtimit të Ukrainës, u lirua pas disa orësh.

“Gjithçka është në rregull. Tani e kam kuptuar që është më mirë të largohesh nga shtëpia me pasaportë dhe një çantë”, shpjegoi gazetarja në Facebook. Avokati i gazetares konfirmoi lirimin, duke shtuar se ndalimi ishte për shkak të dyshimit se ajo po diskreditonte ushtrinë ruse.

Avokati Dmitri Zakhvatov, saktësoi se klientja e tij u arrestua teksa po protestonte para një gjykate në Moskë, duke folur kundër ndalimit të kundërshtarit Ilya Yashin, në burg për dënimin e luftës në Ukrainë.

Deri më tani, shpjegoi avokati Zakhvatov, duket se nuk ka asnjë hetim penal kundër gazetares. Por arrestimi i saj në gjykatë erdhi disa ditë pasi ajo protestoi e vetme pranë Kremlinit me një tabelë që kritikonte ndërhyrjen e Vladimir Putin në Ukrainë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci