Të fundit

Miftaraj për Byronë: Pasuria nuk mund të konfiskohet siç po trumbetohet

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Pressing” të t7, ka folur për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai tha se lidhur me këtë çështje, Qeveria dhe të gjejë zgjidhje afatgjate, e jo ad hoc “për poena politikë”.

Miftaraj tha se duhet të harrohet që do të konfiskohet pasuria ashtu “siç po trumpetohet”.

“Problemi kryesor në sistemin e drejtësisë në Kosovë është KPK, rregulloje KPK-në. Gjyqtarët, gjykatat kanë probleme, por nuk janë në nivelin që është sistemi prokurorial. Nëse hyn në fuqi ky ligj, suksesi do të jetë 0 për qind, le ta harron dikush që ka me u konfisku pasuria qysh po trumpetohet, kështu që qeveria duhet të ketë zgjidhje afatgjate, jo ad hoc për poena politike, siç është byroja. Krejt resurset le t’i fokuson te vettingu, te KPK”, tha Miftaraj në “Pressing”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci