Të fundit

Hoxhaj: Sot, ditë e madhe për shqiptarët

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka thënë se sot është ditë e madhe për shqiptarët, pasi Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

“Ditë e madhe për shqiptarët! Sot Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në familjen evropiane. Kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kjo ngjarje është hap i madh dhe fillimi i jetësimit të ëndrrës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.”, ka shkruar ish ministri i jashtëm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci