Kryeministri Edi Rama e konsideron konferencën e parë ndërqeveritare si “fund të fillimit” të procesit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Gjatë konferencës para nisjes së negociatave nga Brukseli, tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.
“Dua ta nis me falenderime dhe padyshim dua të falenderoj se pari presidenten e Komisionit. E cila e dinte sesi të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të punonte për të dy ne, të luftonte për të gjithë shtetet anëtare”, deklaroi kryeministri shqiptar.
Ai falënderoi Angela Merkel, ish-kancelaren gjermane, të cilës i dha meritat për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë.
Po ashtu, Rama nuk harroi ta uronte “Gruan e Hekurt” të Evropës për ditëlindje.
“Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane, Merkel, ka ditëlindjen dhe dua t’i uroj gjithë të mirat, falënderimet shkojnë për përpjekjet e presidencës franceze që kanë punuar pa lodhur, natë e ditë, që i shtroi rrugën një zhbllokim të situatës”, u shpreh shefi i ekzekutivit shqiptar.
“Falënderoj popullin që kurrë nuk u dorëzua, fal të cilit ne qëndrojmë në këmbë, pas 3 vitesh refuzimesh krijuan një situatë të vështirë por na forcuan më shumë seç ishin. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit por fundi i fillimit. Na duhet të ngrejmë dhe ndërtojmë një Shqipëri të fortë dhe evropiane dhe një Ballkan të Hapur perëndimor e demokratik”, u shpreh Rama.
