Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar transferime të reja te klubi katalunas.
Më shumë do të vijnë, ka thënë Laporta në një intervistë me Hristo Stoichkov .
A do të ketë transferime të tjera?
“Tani është koha për të punuar në mbrojtje. Xavi na ka fokusuar në një seri lojtarësh dhe shpresoj se katalanasit mund të gëzojnë më shumë. Ne kemi konkurruar me ekipe si PSG dhe Chelsea për të nënshkruar me Robertin dhe ai donte të vinte këtu. faleminderit atë dhe presionin maksimal që i është dashur të durojë”, ka thënë Laporta.
Barcelona ka siguruar shërbimet e sulmuesit polak, Roberto Lewandowski dhe atij brazilian Raphinha.
