Të fundit

Limaj i quan të pakuptueshme aksionet e Policisë në veri

Aksionet e Policisë në veri kanë kapur vëmendjen edhe të kreut të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Këto aksione, ai i ka quajtur si të pakuptueshme.

Limaj theksoi se kabineti qeveritar nuk po e kuptojnë se me çfarë munden me u ballafaqu.

Sipas tij, nuk mund të demonstrohet forcë “në territorin tënd”.

“Ajo çka unë po e shoh, po shoh një qasje totalisht periferike, të pakuptueshme. Djem që s’janë kah e kuptojnë esencën e problemit, që s’janë kah e kuptojnë çka munden me u ballafaqu. Djem që nuk e kuptojnë deri ku mund e fusin vendin. Nuk janë të vetëdijshëm në çfarë rreziqe munden me fut vendin. Me sjellje ad-hoc, të pasygjeruara mirë. Mos harroni, nuk është patriotizëm me muskuj e demonstrim force në territorin tonë”, tha Limaj Tëvë1.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci