Të fundit

Klinaku: Ajo që e tha presidentja sot për Thaçin e Specialen është absurde

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se “nuk harrojmë kush insistoi më së shumti që të themelohet Gjykata Speciale”.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se deklarata e presidentes Osmani është absurde, raporton Paparaci.

“Kur e them unë për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale atë që e tha presidentja sot, është e arsyeshme, por kur e thotë presidentja është absurde”, shkruan ai në Facebook.

“Po harron ajo se në “vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë. Shokët në Hagë, me avokatët e tyre, luftën kryesore po e bëjnë që ta luftojnë termin absurd “NDERMARRJE E PERBASHKET KRIMINALE”, dhe është turp për shtetin e Kosovës që e toleron këtë”, përfundon statusi i tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci