Një burrë në Podujevë ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh.
Siç bëhet e ditur i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM SEKSUAL/Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, njofton Policia.
Ndërkohë siç raporton Sinjali duke u thirru në burime i arrestuari është një 62-vjeçar, kurse viktima një 17-vjeçar.
Siç raporton mediumi i dyshuari e ka ngacmuar të miturin, duke e prekur në organe gjenitale dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Ngjarja dyshohet se ndodhi në njërën nga kafenetë e Podujevës, ku i dyshuari e kishte ftuar 17-vjeçarin për kafe.
Mirëpo, siç raportohet i mituri kishte refuzuar burrin e dyshuar dhe ishte nisur për në stacion policor, që ta denoncojë rastin.
