Të fundit

Pas takimit me Blinken, deklarohet presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të shkëlqyeshëm takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo ka thënë se në këtë takim është konfirmuar se Republika e Kosovës nuk ka mik më të madh sesa Amerika.

“Pa përkrahjen e ShBA nuk mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare që janë synimi i përhershëm yni. Kemi folur me Blinken për subjektivitetin ndërkombëtar dhe mënyrën se si Kosova fuqizohet nëpërmjet njohjeve dhe organizatave ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.

“Kemi diskutuar edhe për rolin konstruktiv në dialogun Kosovë-Serbi. SHBA si partner që mbështesin pavarësinë, kushtetutshmërinë, gjithnjë kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Si Biden edhe Blinken e kanë thënë qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”.

Tutje ajo tregoi se u fol edhe për rolin destabilizues të Rusisë në rajon.

“Roli që Rusia ka në rajonin tonë me qëllim që të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për stabilitet të saj Serbisë, dhe pastaj të gjithë Europën përmes këtij rajoni, është në vëmendje të Sekretarit Blinken dhe ata janë të vetdijshëm. Kemi folur për ndaljen e këtyre tendencave. Agresioni rus ka dëshmuar se kush janë demokracitë e vërteta”, shtoi Osmani. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci