Vrasja aksidentale e kameramanes Hayna Hutchins dhe plagosja e regjisorti Joel Souza nga aktori Alec Baldwin ka tronditur të gjithë, kjo ngjarje ndodhi në sheshxhirimin e filmit ‘’Rust’’ në të cilin Baldwin luante rolin kryesor.
Elektriçisti kryesor në setin e filmit “Rust” ka ngritur padi ndaj tre anëtarëve të ekuipazhit për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, skena nuk kërkonte që aktori të qëllonte me armë. Serge Svetnoy, i cili mbajti në krahë Halyna Hutchins teksa ndërronte jetë, ngriti padi ndaj Alec Baldwin, përgjegjëses së armëve Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësit të regjisorit Dave Halls.
Svetnoy pretendoi në dokumentet e gjykatës se plumbi goditi regjisorin Joel Souza, 48 vjeç dhe vrau Hutchins, 42 vjeçe, për pak sa nuk e goditi atë gjithashtu, sipas TMZ.
Ai gjithashtu tha se ai ishte një nga njerëzit e parë që u kujdes për Halynën ndërsa ajo ishte mbuluar në gjak dhe u përpoq ta mbante të vetëdijshme.
Ai tha për TMZ se po padit Baldwin sepse ai ‘i detyrohej atij dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit dhe aktorëve të “Rust” për të kontrolluar revolverin Colt që i ishte dhënë nga Pandendi Halls me kujdes dhe zell të arsyeshëm për sigurinë e kastit’.
