Të fundit

Ballkani i biznesmenit “Cima” përfiton miliona nga katër ndeshjet e Evropës

Debutimi në garat evropiane është duke ecur mirë për Kampionin e Kosovës, Ballkani.

Katër ndeshjet në kuadër të garave evropiane i kanë siguruar shuma të madhe parash skuadrës nga Suhareka.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Ilir Daja siguroi mbrëmë kalimin në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Konferencës dhe së bashku me kualifikim, Ballkani “mori me vete” edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Falë fitores me rezultat të përgjithshëm 10:0 përball La Fioritas, Ballkani ka fituar mbi 1 milion euro.

Fillimisht, Ballkani kishte siguruar rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ku edhe kishte fituar një shumë prej 250 mijë eurove, ndërsa pas eliminimit nga Zalgirisi kishte fituar një shumë prej 300 mijë eurove.

Pasi u eliminua nga rrethi i parë në Ligën e Kampionëve, Ballkani kaloi në rrethin e dytë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ballkani i udhëhequr nga biznesmeni Arsim Kabashi siguroi edhe 350 mijë euro tjera, ndërkaq fitorja e mbrëmshme i ka sjellë edhe rreth 550 mijë euro tjera.

Kjo vlerë mund të rritet edhe më shumë, nëse arrijnë të ‘prekin’ raundin e “play-off” pasi do të marrin hiq më pak se 750 mijë euro.

Çmimet e plota në bazë të kualifikimeve për UEFA Conference League

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci