Futbollisti shqiptar, Eros Grezda është prezantuar sot te skuadra turke, Manisaspor, skuadër kjo e cila garon në kategorinë e dytë.
Grezda ka arritur kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me klubin turk.
27-vjeçari ka thënë se është shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdojë te një klub si Manisaspor.
Grezda sezonin e fundit ka qenë pjesë e Shibenikut të Kroacisë, ndërsa ka luajtur edhe te Osijeku, Zalaegerszegu, Glasgowi e Lokomotiva.
