Të fundit

Krasniqi për Baljen: Nuk mund të jesh pjesë e qeverisë dhe të kesh mendime të opozitës

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se një deputet nuk mund të jetë me mendime të njëjta të opozitës derisa është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.

Ai ka theksuar se deputetja Duda Balje e cila është pjesë e Grupit Parlamentar Multientik duhet të ketë qëndrim të njëjtë me pjesëtarët e këtij grupi pasi sipas tij, ajo i përfaqëson ata në Komisionin për Energji.

“Pjesëmarrja në qeveri bazohet në një marrëveshje të ndërsjellë edhe nëse një grup parlamentar apo një deputet nuk përputhet me qëndrimet e qeverisë,atëherë nuk mund të jetë edhe ne qeveri”.

“Duhet të jetë uniform, për çështje të rëndësishme siç është trusti nuk mund të jesh edhe pjesë e qeverisë edhe të kesh mendime të opozitës kjo nuk shkon me njëra tjetrën”.

“Edhe unë si një ministër që e ka tash bazën politike tek ai grup parlamentar, sinqerisht e ftoj deputeten Duda Balje të rimendojë nëse pajtohet me qëndrimet e Grupit Multietnik, nëse dëshiron të jetë pjesëmarrëse në Grupin Multietnik”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

Tensione brenda koalicionit: Balje e quajti të parëndësishëm në LVV – Muja i kundërpërgjigjet

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci