Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka caktuar për të hënën, më 1 gusht, seancën konstituive të përbërjes së 13-të të Kuvendit, me fillim nga ora 10:00.
Në seancën e parë duhet të konfirmohen mandatet e deputetëve.
Pika e dytë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë e më pas edhe e zëvendëskryetarit të Kuvendit.
Më pas vazhdon emërimi i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit Popullor, zgjedhja e anëtarëve të trupave punues dhe zgjedhja e anëtarëve të delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare.
Përkujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Serbi u mbajtën më 3 prill./Paparaci
