Të fundit

Sulm me bombë në Afganistan

Një shpërthim ka ndodhur në një xhami në zonën Spin Ghar të provincës Nangarhar në lindje të Afganistanit gjatë lutjeve të së premtes, duke lënë të plagosur të paktën 12 persona, sipas banorëve dhe zyrtarëve talibanë.

Një zyrtar taliban ka thënë për agjencinë e lajmeve AP se shpërthimi ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të njerëzve.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një shpërthim gjatë lutjeve të së premtes brenda një xhamie në distriktin Spin Ghar”, tha zyrtari.

Qari Hanif, zëdhënësi i qeverisë për provincën Nangarhar, ka thënë për agjencinë e lajmeve AP se bomba ishte e vendosur në xhami.

Një mjek në spitalin lokal ka thënë se të paktën tre persona janë vrarë, shkruan Al Jazeera.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci