Këngëtarja e muzikës pop, Shakira po vazhdon të përballet me akuzat në të cilat thuhet se ka mashtruar qeverinë duke i shkaktuar një dem prej rreth 15 milionë euro taksa të papaguara.
45-vjeçarja e ka refuzuar ofertën për një marrëveshje me prokurorinë e Barcelonës dhe ka besim se do të shpallet e pafajshme.

Pas këtij refuzimi prokuroria spanjolle “po hakmerret” ndaj yllit kolumbian, duke kërkuar më shumë se tetë vjet dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro për Shakirën.
Deri në këto momente nuk ka pasur një koment mbi këtë ngjarje as nga zyra e prokurorit as nga këngëtarja.
Më herët artistja kolumbiane u akuzua për katër vepra kundër autoriteteve tatimore, në të cilat dyshohet se mashtroi 14.5 milionë euro midis 2012 dhe 2014, vite në të cilat supozohet se u përpoq t’i bënte autoritetet të besonin se ajo nuk jetonte në Spanjë.
Që kur u bënë të ditura faktet, ekipi ligjor i Shakirës kanë qenë në kontakt me Prokurorinë, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje që dënimi të mos jetë aq i rëndë.

Megjithatë, pavarësisht negociatave intensive, palët nuk arritën mirëkuptim dhe avokatët e këngëtares njoftuan vendimin e tyre për të refuzuar ofertën dhe si për rrjedhojë për ta çuar atë në gjyq.
Në një deklaratë nga ekipi që përfaqëson këngëtaren, avokatët zbulojnë se, në këtë kohë, Shakira dëshiron ta “lënë çështjen në duart e ligjit, me paqen e mendjes dhe besimin se drejtësia do të tregojë pafajësinë e saj”.
