Të fundit

Provokim i ri i serbëve të Kosovës: “Mirë se vini në AKS”

Serbët e Kosovës nuk kanë të ndalur me provokime të dirigjuara nga pushteti serb. Ata përveç që nuk i kanë hequr barrikadat të cilat kanë bllokuar rrugët për në vendkalimet kufitare në veri të vendit, sot në mëngjes shfaqen edhe billbordet me mbishkrime “Kjo është ASK”.

Pra katër komuna në veri të Kosovës me shumicë serbe sot në mëngjes janë zgjuar me mesazhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Në billbordet dhe posterat në të gjithë Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin shkruan “Kjo është AKS”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë.

Këto mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci