Të fundit

Petkoviq bën drama: Policia s’po e lejon Rakiqin ta kalojë Jarinjën

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar sot se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk po e lejojnë kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, që ta kalojë pikën kufitare të Jarninjës.

“Ndonëse barrikadat janë hequr dhe rrugët janë të kalueshme, policia e Kurtit vazhdon të bllokojë kalimin”, shkroi ai në Twitter.

Ai shtoi se e ka informuar edhe emisarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, për këtë që ai e quan skandal dhe shkelje të marrëveshjes.

“Ose kemi liri të lëvizjes ose nuk kemi”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci