Të fundit

Petkoviq përsëri ankohet për një “kërcënim për jetët e serbëve”

Në vazhdën e provokimeve dhe ankesave boshe të Petkoviqit ndaj Kosovës, ai ka publikuar edhe një “ngjarje të tmerrshme” që ka ndodhur në një fshat të Vitisë.

Me një kumtesë të të ashtuquajturës zyre të tij, pretendohet se disa të rijnë kanë valëvitur flamurin e UÇK-së në fshatin Vërbovc të Vitisë, e që, sipas tij, qenka “frikësim dhe shqetësim i madh për serbët” që jetojnë në këtë fshat se bashku me fqinjët e tyre shqiptarë, transmeton Paparaci.

“Një grup shqiptarësh kanë kryer “një provokim të rrezikshëm” duke vozitur nëpër fshatin, siç pretendohet, serb, me popullatë të përzier, Vërbovc në komunën e Vitisë, duke valëvitur flamujt e “UÇK-së terroriste”, me tingujt e sirenave, ka deklaruar Petar Petkoviq nëpërmes të një kumtese nga e ashtuquajtura zyre e tij.

Sipas kësaj zyre, “lëvizjet dhe retorika e papërgjegjshme dhe e njëanshme antiserbe e Albin Kurtit gjenerojnë drejtpërdrejt sulme ndaj serbëve që jetojnë në jug të Ibrit”.

“Këtë e mbështet edhe incidenti i sotëm në Vërbovc, i cili synon t’i frikësojë dhe shqetësojë serbët në këtë mjedis të përzier, por edhe paraqet kërcënim të rrezikshëm për jetët e serbëve”, pretendohet në kumtesë./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci