Të fundit

Ballkani – Klasvik, transmetohet në këtë kanal televiziv

Ballkani vazhdon sot rrugëtimin në garat evropiane. Kampioni i Kosovës do të ketë përball Klaksvikun e Ishujt Faroe, në ndeshjen e cila zhvillohet në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për UEFA Conference League.

Për të ardhur deri në këtë rund, Ballkani eliminoi bindshëm La Floritën e San Marinos, kurse Klasviku mposhti Sutjeskën e Malit të Zi.

Në rast të kualifikimit tutje, në fazën “play-off”, Ballkani do të ndeshej me humbësin e ndeshjes Shkupi – Shamrock Rovers.

Për ata që nuk do mund të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Klaksvikut do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci