Të fundit

“Sunny Hill Festival” bën fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Festivali “Sunny Hill” do të nis sot më 4 gusht (e enjte) dhe do të zgjas deri më 7 gusht në Parkun e Gërmisë.

Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa e cila tashmë gjendet në Kosovë pritet të bëjë hapjen e festivalit.

Kanë mbetur edhe pak orë nga nisja zyrtare, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka zbuluar një tjetër detaj nga festivali që është një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizim.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza!. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lire”, shkruan në postim të “Sunny Hill Festival”.

Ndryshe, Dua pritet që para koncertit të mbaj edhe një konferencë për media, teksa pak orë më parë zbuloi se ndodhet në parku e Gërmisë për të bërë kontrollin e zërit para performancës.

Ndërkohë, kujtojmë që emrat të tjerë të famshëm që do të perfomojnë në festival përgjatë katër netëve janë edhe ylli latin, J Balvi, Diplo dhe Skepta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci