Të fundit

​Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1.318 testime nga të cilat me coronavirus janë konfirmuar 538 raste dhe tre persona kanë humbur jetën.

Më së shumti raste të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar në Tiranë – 184.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83-vjeçe.

Janë 7.549 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 657 qytetarë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 317.514 raste pozitive, prej tyre 306.402 janë shëruar, 7.549 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.563 pacientë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci