Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci njihet për frekuentimin e jetës së natës dhe kohë pas kohe i takon edhe këngëtarët nëpër koncerte.
Mbrëmë ai ka takuar reperin e njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy.
Geci thotë se kërkesa e tij për reperët është që të mos bëhen si politikanët dhe të mos përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj njëri-tjetrit.
Javë më parë Geci kishte takuar reperin e njohur nga Drenica, Don Xhon.
