Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi është njëra prej fytyrave publike më të komentuara në mediat rozë.
Përveç karrierës muzikore ajo njihet edhe për linjat e saj trupore.

Së fundmi, Ana ka dhënë një intervistë për “Panorama plus” ku ka treguar më shumë rreth karrierës dhe jetës së saj profesionale.
E pyetur se cilët do ishin të ftuarit e një darke idale në shtëpinë e saj, Ana tha këta emra: Barack Obama, Edi Rama, Elon Musk, Jessie J, Jay Z, Marilyn Monroe.
Më pas përmes disa postimeve në Instastory, këngëtarja sqaroi se do kishte dashur të darkonte me këta persona sepse është kurioze për jetën e tyre dhe faktin që kanë ndikim në botë.
