Boksieri i njohur, Robin Krasniqi i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla partneres së tij Marigona Krasniqi.
Modelja sot feston ditëlindjen enjë urim special nuk kishte sit ë mungonte nga partneri i saj.
Teksa ka publikuar disa foto nga dasma e tyre , Roberti e ka uruar me fjalët më të mira.
“Urime ditëlindja dashuria ime @officialmarigonakrasniqi!
I gëzofsh edhe 100 vite të tjera.
Falenderimi i takon Zotit që të kam!
Jam shumë krenar me ty e për ty.
Zoti të dhashtë një jetë të gjatë, shëndet, lumturi, e plot dashuri! Ti je dhurata më e madhe në jetën time, e uroj që gjithë jetën të dhuroj vetëm dashuri e buzqëshje!
Ti e meriton çdo të mirë të kësaj jete,”-shkruan boksieri krahas disa imazheve me momentet më të bukura të çiftit.
View this post on Instagram
Çifti dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë dhe tre muaj më parë ata organizuan një dasmë madhështore një në nga lokalet më luksoze në Prishtinë.
Të pranishëm ishin figura të shumta të njohura nga sfera të ndryshme.
Dyshja janë në pritje të fëmijës së parë.
