Të fundit

Shehu njofton anëtarësimin e Junikut në programin e Komisionit Evropian “CIVITAS”

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kjo komunë është anëtarësuar në programin e Komisionit Evropian “CIVITAS”.

Shehu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se anëtarësimi në “CIVITAS”, sipas tij është një mundësi e mirë për investime strategjike në fushën e arsimit, turizmit, sigurisë publike, krijimin e vendeve të punës, digjitalizimin e shërbimeve komunale, zhvillimin e agrokulturës dhe shumë fusha tjera.

Ai tha më tej se gjatë muajve në vijim, do të bëhen publike projektet konkrete që do të mbështeten nga “CIVITAS”.

“Deri sot, Juniku ka qenë mjaft i izoluar në kuptim të bashkëpunimit ndërkombëtar. Këtë fakt e kemi ndryshuar gjatë këtyre muajve të qeverisjes tonë komunale. Përndryshe hapja e Komunës së Junikut për bashkëpunim ndërkombëtar është mjaft i rëndësishëm pasi që në këtë mënyrë do të zhvillohen potencialet e shumta të Junikut për të mirën e qytetarëve junikas. Prandaj urime të gjithëve anëtarësimi në programin e mirënjohur të Komisionit Evropian “CIVITAS”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci