Të fundit

Ndodh e papritura në koncertin e Noizyt

Reperi Noizy mbrëmë ka mbajtur koncertin në Tiranë. Pjesmarrja është si rrallëherë. Në koncert pritet të performojnë rreth 40 reper e këngëtarë.

Por në një moment janë fikur dritat dhe koncerti u ndërpre. Nisur nga situata janë dëgjuar brohoritjet: Rama ik!

Lidhur me këtë incident ka reaguar OSSHE:

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci