Bedri Maçastena është kundër-kandidati i parë i Shpejtim Bulliqit në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Maçastena ka aplikuar sot zyrtarisht si kandidat për kryetar të LVV-së në Podujevë.
Kësisoj, ai do të garojë me kryetarin aktual të komunës, Shpejtim Bulliqin, për pozitën e udhëheqësit të Qendrës së LVV-së në Podujevë.
“Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj”, tha ai. “Nëse këto fjalë do të kthehen në pozicion, atëherë do të jem i gatshëm të marrë përgjegjësi”.
Ai tha se synon që të sjell demokraci të brendshme në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
“Bashkë me shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse”, u shpreh ai.
Kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, e ka shpallur edhe Shpejtim Bulliqi. /Paparaci.com
