Aktoret e njohura shqiptare, Arjola Demiri dhe Monika Lubonja ishin një ndër emrat më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Dyshja krijuan një miqësi brenda shtëpisë e cila dukej se do të vazhdonte edhe jashtë.
Mirëpo, shumë shpejt gjërat ndryshuan pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti i tyre u lëkund.
Së fundmi, Monika ka lënë të kuptohet se nuk ka miqësi mes tyre.
Një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me të, duke i lënë edhe një kompliment.
Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin. Mirëpo, ajo që vihet re është se ata e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.