Lajmet e shumta për largimin dhe pakënaqësin e Cristiano Ronaldos te Manchester United, e kanë shtyrë futbollistin portugez që të reagojë.
Përmes rrjeteve sociale, Ronaldo thekson se shumica e lajmeve rreth tij kanë qenë “fake” dhe se shpejti pritet të sqarojë çdo gjë përmes një interviste.
“Ata do ta dinë të vërtetën pas dy javësh, kur të jap një intervistë. Mediat gënjejnë. Unë kam një koleksion në shtëpi dhe nga 100 lajme vetëm 5 janë të vërteta.
Imagjinoni si është situata. Ndiqeni këtë këshillë”, shkruan Ronaldo, i cili është nën kontratë me Manchester United dhe shumëkush ka pritur që këtë verë të ndryshonte skuadër.
