Të fundit

Kurti jep detaje të tjera nga takimi me Stoltenberg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë detaje nga takimi i tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka shkruar se në takim me Stoltenbergun ka theksuar se Qeveria që udhëheqë ai është e përkushtuar për zhvillim ekonomik, mirëqenie të qytetareve, e sundim të ligjit.

“Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri”, shkruan ai.

Tutje ai ka ritheksuar se Kosova ka prioritet anëtarësimin në NATO.

“Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni. Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë”, përfundon statusi i Kurtit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci