Të fundit

Kërcënim përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën në mbrëmje në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.

Sipas policisë, bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se derisa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”.

“Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci