Të fundit

”Jemi në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë e shtetit për procesin zgjedhor”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, thotë se janë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, transmeton Paparaci.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”.

Radoniqi mes tjerash bëri të ditur se sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 97% vendvotime, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88 mijë e 622 votues apo 7.22% nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci