Të fundit

Komisioni Evropian bën thirrje për lirimin e Navalnyt

Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka kritikuar Rusinë për trajtimin e liderit të burgosur të opozitës Aleksei Navalny, teksa ka bërë thirrje për lirimin e tij “të menjëhershëm” nga paraburgimi.

Në një deklaratë të postuar më 20 gusht, Borrell tha se komisioni “vazhdon të dënojë në termat më të ashpër të mundshëm tentativën për të vrarë” Navalnyn dhe i bën thirrje Rusisë që “të respektojë angazhimet e saj sipas Konventës së Armëve Kimike”.

Deklarata e Borrell shprehu gjithashtu keqardhjen që Moska i ka ndaluar organizatat e Navalnyt në Rusi duke i etiketuar si “ekstremiste” dhe për “persekutimin dhe burgosjen e vazhdueshme të Navalnyt dhe anëtarëve të ekipit të tij”.

Në deklaratë bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalnyt nga burgu dhe që Moska të përmbushë angazhimet e saj sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci