Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga policia mesditën e sotme teksa po fotografonin uzinën e Poliçanit në Berat.
Sipas informacioneve paraprake 2 të huajt kanë hyrë në tunelin që mbante makineri që kanë prodhuar pjesë për pajisje kundraajrore.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u arrestuan tre të huaj të dyshuar agjentë, dy rusë dhe një ukrainas, pasi tentuan të hynin në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. /abcnews.al
