Të fundit

Haradinaj pranon ftesën e Escobarit për takim të martën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin që është ftuar nga Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Paparaci ka mësuar se ky takim do të mbahet nesër, në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier. Escobar ka ftuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për takim.

Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.

Bashkimi Europian ka konfirmuar për Klankosova.tv, vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak.

Në përgjigjen e dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalerol, thuhet se këtë vizitë të Lajçak në Kosovë por edhe në Serbi, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

LDK e konfirmon: Do të ketë darkë e takime me Escobarin dhe Lajçakun

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci