Ish-kapiteni i Ballkanit, Kushtrim Gashi ka uruar klubin suharekas për suksesin e arritur në garat evropiane.
Gashi ishte pjesë e pa ndarë e ekipit deri në përfundimin e edicionit të rregullt, derisa raportet mes tij dhe trajnerit Ilir Daja u prishen.
Daja e kishte lënë jashtë formacionit Gashin në ndeshjen e parë evropiane, veprim ky që e kishte irrituar më pas ish-kapitenin i cili vendosi të largohej më pas.
Gashi ka ndërperë kontratën me Ballkanin, teksa i është bashkuar Prishtinës.
Përkundër prishjes së raporteve Gashi e ka uruar klubin e Ballkanit për suksesin e arritur.
“Urime kalimi ne fazen e grupeve Fc Ballkani ne veqanti te gjith shokeve , trajnerve dhe gjith qytetit te Suharekes”, thuhet në postimin e futbollistit.
Ballkani shkroi historinë sot pasi u bë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e grupeve në garat evropiane.
