Kolonat në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë po vazhdojnë të jenë të gjata.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të përditësuara pasdite të shtunën, pritjet për të kaluar kufirin në pikë kalimin kufitar të Merdarit janë deri në 180 minuta.
Kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë deri në 1.2 km.
Pritjet të gjata ka edhe në pikën Dheu i Bardhë, ku kolona aktualisht është e gjatë deri në 800 metra.
Sipas MPB-së, në këtë pikë kalim kufitar, pritja për të kaluar për në territorin e Serbisë është më shumë se dy orë.
Pritje të vogla ka edhe në pikë kalimin kufitar në Muçibabë, ndërkaq në pikë kalimet tjera të Kosovës nuk ka kolona.
