Përparim Rama i LDK-së prin me 55 për qind kundrejt Arben Vitisë të LVV-së me 45 për qind, pas numërimit të katër vendvotimeve në zgjedhje.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pas numërimit të afër një për qind të votave, Rama ka siguruar 294, ndërkaq Vitia 233 vota.

Dy sondazhe e vendosin Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës fitues të zgjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq një sondazh tjetër e nxjerrë fitues Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas EXIT POLL-it të UBO-s, Arben Vitia prin me 50.9 ndaj Përparim Ramës me 49.1 në kryeqytet.
Ndërkaq, sipas rezultatit të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, në Prishtinë prin LDK me 50.98 për qind.
E, sipas sondazhit të Klan Kosovës, në Prishtinë ka fituar Përparim Ramame një përqindje të ngushtë duke marrë 50.95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49.05%.
