Modelja e njohur, Beniada Nishani ka udhëtuar New York-ut për të realizuar një set fotografik me fotografin e njohur Fadil Berishën.
Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta postimet e modeles në Instagramin e saj, mirëpo njëri nga ato ka marrë një vëmendje të madhe.
View this post on Instagram
Imazhi i komentuar, shfaq ish-banoren e Big Brother Vip me një fustan të gjatë të zi.
Është e dukshme që modelja në këtë foto ka pozuar pa të brendshme.

Më herët bukuroshja publikoi një video ku tregonte ndërtesat e larta të New York-ut dhe në sfond dëgjohej kënga e famshme arabe “Nour El Ein”. Mirëpo ajo çka ra në sy ishte se krahas videos ish-banorja shkruante: “Habibi (dashuria ime) ku je?”.
Nuk dihet nëse Beniada po ‘tentonte’ ta gjente dashurinë në New York apo i mungonte dikush.
