Të fundit

Miku i Rexhep Selimit bëhet drejtor i Policisë

Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm, shkruan Paparaci.

Vendimi për emërimin e Fehmi Hotit si U.D i Drejtorit të Përgjithshëm është marr sot, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, pas dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina.

Siç, mëson Paparaci Fehmi Hoti ka lidhje miqësore përkatësisht është miku i ish-shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.

Ndryshe, Hoti para se të emërohet si u.d I Drejtortit të Përgjithshëm, muaj më parë ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në 2019 kolonel Fehmi Hoti ishte emëruar edhe si drejtor Rajonal i Prishtinës, derisa para se të ushtronte këtë pozitë ai ka qenë Drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimit.

Sot, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e ka pranuar kërkesën për dorëheqje, e cila ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.

Mehmeti këtë e ka kërkuar për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale, tha Sveçla.

Jep dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci