Federata e Basketbollit e Gjermanisë ka vendosur ta tërheqë fanellën me numër 14, në shenjë respekti për reprezentuesin gjerman, Dirk Nowitzki.
Pensionimi i fanellës së Nowitzkit u bë në ndeshjen e parë të Gjermanisë në Eurobasket, kundër Francës.
“Ky është një nderim i jashtëzakonshëm. Gjithnjë kam dashur të luaj për përfaqësuese dhe gjithnjë kam dhënë më të mirën”, ka thënë Nowitzki, që është ambasador i Eurobasketit.
Në nderim të tij është organizuar një ceremoni në Koeln, para ndeshjes së Gjermanisë me Francën.
