Të fundit

Bërnabiq të hënën ia mësynë Kosovës për vizitë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të hënën do t’ia mësyjë Republikës së Kosovës për një vizitë. Siç shkruan Radio Kontakt Plus, Bërnabiq do të fillojë vizitën e saj në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit.

Pas Zveçanit, në mbrëmje Brnabiq planifikon të vizitojë Leposaviqin. Atje ajo do të takojë disa qytetarë serb të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” iu ka ndërtuar një shtëpi të re.

Nga “zyra” që drejton Petkoviq kanë thënë se e kanë bërë publike vizitën e Bërnabiq 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.

Nëse lejohet nga institucionet e Kosovës, kjo do të jetë hera e parë që Bërnabiq viziton Republikën e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci