Të fundit

Dhunimi i 11-vjeçares, reagon Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.

Ajo ka publikuar një foto në “Instastory”, ku shfaqej një pankartë nga protesta e zhvilluar dy ditë më parë në Kosovë, në të cilën shkruhej: “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.

Dy ditë më parë u zhvilluan protesta të forta në Prishtinë dhe Tiranë, ku qindra qytetarë pushtuan sheshet kryesore të vendeve, duke kërkuar drejtësi. Mes tyre ishin edhe personazhe të njohur të showbizit, si këngëtarë, moderatorë dhe aktorë.

Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa për personin e pestë pritet të mbahet seanca e radhës ku edhe do të caktohet masa e paraburgimit.

Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci